Ballina Aktualitet Aksident i shumëfishtë në autostradën Tiranë-Durrës, 4 makina “shtypen” njëra pas tjetrës...

Aksident i shumëfishtë në autostradën Tiranë-Durrës, 4 makina “shtypen” njëra pas tjetrës (VIDEO+FOTO)

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Njësisë Administrative, Xhafzotaj.

DuaLajm.com” siguron pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet që janë përfshirë 4 automjete.

Dyshohet se automjeti i parë ka frenuar dhe më pas 3 automjetet e tjerë janë përplasur njëri pas tjetrit.

Fatmirësisht nga përplasja e automjeteve nuk ka persona të lënduar rëndë, vetëm lëndime të lehta jo serioze.

Pritet mbërritja e Policisë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.