Ballina Kronike Aksident në aksin Vlorë-Llogara, makina përplaset me motorin, plagoset një person

Aksident në aksin Vlorë-Llogara, makina përplaset me motorin, plagoset një person

Një aksident është shënuar në dalje të Orikumit në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas informacionit paraprak të policisë, aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Vlorë-Llogara, ku janë një makinë tip “Ford Focus” është përplasur me një motor.

Si pasojë e përplasjes mes tyre ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, shtetasi me inicialet M.M.

Informacion paraprak
“Më datë 25.08.2017, rreth orës 12:20, Salla Operative Vlorë njoftohet se në aksin rrugor Vlorë-Llogara, në dalje të Orikumit, janë përplasur dy mjete. Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip ”Ford-Fokus”, me drejtues shtetasin I.I., 57 vjeç, është përplasur me një motorr tip ”Liberty”, me drejtues shtet ‘Liberty”, me drejtues shtetasin M.M.. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorrit dhe po transportohet me ambulancë në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit Ford, për në Komisariat si edhe po punon për zbardhjen e plot të rrethanave të ngjarjes.”