Ballina Aktualitet Aksident në Berat, makina përplas 12-vjeçarin

Aksident në Berat, makina përplas 12-vjeçarin

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Beratit, ku një makinë ka përplasur një 12-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:30 në aksin rrugor Berat-Poshnjë, ku drejtuesi i automjetit tip “Benz”, Agur Kanaçi ka aksidentuar 12-vjeçarin me iniciale S.F., banues në Poshnjë.

I mituri është transportuar menjëherë në spital nga ku mësohet se ndodhte jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Tjetër aksident tragjik/ Makina del nga rruga, dy persona humbin jetën e dy të tjerë plagosen në Kukës (Emrat)

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook