Ballina Aktualitet Aksident në Elbasan, makina përplas 18-vjeçarin

Aksident në Elbasan, makina përplas 18-vjeçarin

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan- Metarlugji, në fshatin Katundi i Ri, ku një automjet tip “Benz” me targa AA 368 IC, me drejtues shtetasin Q.B., 65 vjeç,banues në fshatin Rrajcë, Librazhd, është përplasur me motoçikletën tip “Lifan” , me targa AP 873,me drejtues shtetasin E.K., 18 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se drejtuesi i motoçikletës është dëmtuar nga përplasja dhe është transportuar në Spitalin e Elbasanit, nga ku mësohet ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.