Ballina Aktualitet Aksident në Fier, dy automjete përplasen “kokë më kokë”, 3 gra…

Aksident në Fier, dy automjete përplasen “kokë më kokë”, 3 gra…

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pasditen e somte në Levan të Fierit, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e aksidentit, ku janë përfshirë një mjet tip “Ford” dhe një veturë, kanë mbetur të plagosura 3 gra.

Këto të fundit udhëtonin në veturë. “DuaLajm.com” mëson identitetet e tre grave të cilat janë: Enrieta Mahilaj, drejtuese e mjetit dhe dy pasagjeret Mirushe Bullaj dhe Mane Bullaj.

Ato janë transportuar në spital, ndërsa mësohet se fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook