Ballina Kronike Aksident në Fushë Krujë-Milot, përplasen 3 automjete, 5 të plagosur

Aksident në Fushë Krujë-Milot, përplasen 3 automjete, 5 të plagosur

Është rritur ndjeshëm numri i aksidenteve në akse të ndryshme të vendit, gjatë ditëve të fundit.

Së fundmi një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Milot, rreth orës 15:00, ku janë përfshirë 3 automjete, dhe për pasojë janë plagosur 5 persona.

Mësohet se në aksident është përfshirë një fouristradë me targa greke, një “Audi” me targa kosovare dhe një “Volswagen” me targa shqiptare.

Identiteti i të plagosurëve ende nuk dihet, ndërkohë që janë dërguar menjëherë në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.