Ballina Aktualitet Aksident në Fushë-Krujë, tre të plagosur rëndë nga parakalimi i gabuar i...

Aksident në Fushë-Krujë, tre të plagosur rëndë nga parakalimi i gabuar i “Benz-it” (Emrat)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fushë-Krujë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Larushk, ku një automjet tip “Benz” është futur në një parakalim të gabuar dhe ka goditur një mjet tjetër.

Më pas mjeti është përplasur me një bllok betoni.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë shtetasit: Mevlan Hakorja, Fatjon Hakuja,Vullnet Zenja, që të tre banues në Tiranë.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën tragjikisht 2 të rinj kosovarë. I treti në gjendje të rëndë

Të aksidentuarit janë transportuar menjëherë me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se gjendja e tyre është mjaft e rëndë.

Drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës janë shprehur se vendi ku ndodhi ngjarja është burim aksidenti, pasi mungon sinjalistike rrugore.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook