Ballina Aktualitet Aksident në Golem/ Treni përplas një makinë, plagosen anëtarët e familjes

Aksident në Golem/ Treni përplas një makinë, plagosen anëtarët e familjes

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Golem ku një makinë është përplasur nga treni.

Ngjarja ka ndodhur tek Përroi i Agait. Sipas raportimeve të para dyshohet se ka të plagosur.

Ende nuk ka të dhëna për shkaqet e këtij aksidenti pak pa mbërritur në statcionin e trenit në Golem.

Ambulanca dhe policia e shtetit ka mbërritur në vendngjarje.

Policia e Durrësit thotë se personat e përfshirë në aksident janë jashtë rrezikut për jetën.