Ballina Aktualitet Aksident në Kamëz, kamioni përplas makinën

Aksident në Kamëz, kamioni përplas makinën

 

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rreth-rrotullimin e Kamzës.

“DuaLajm.com” mëson se një kamion ka përplasur një automjet tip “Golf 5”.

Fatmirësisth përplasja nuk ka qenë shumë e fortë dhe për pasojë raportohen vetëm dëme materiale nga aksidenti.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë, ose ndonjë veprim i nxituar i drejtuesit të makinës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook