Ballina Aktualitet Aksident në Kukës, 4 persona të plagosur nga përplasja e dy automjeteve...

Aksident në Kukës, 4 persona të plagosur nga përplasja e dy automjeteve “Benz” (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Kukësit, ku 4 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në hyrje të Spitalit të Kukësit.

“Më datë 09.10.2018, në hyrje të spitalit, Kukës, janë përplasur dy mjete, mjeti tip “Benz ML”, me drejtues shtetasin B.K., 26 vjeç, me mjetin “Benz” me drejtues shtetasin A.S., 24 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit shtetasi A.S., dhe pasagjeri F.L., banues në Kukës, si dhe dy pasagjeret e mjetit tjetër, shtetaset T.T., rreth 68 vjeçe dhe R.K., rreth 70 vjeçe, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Policia Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendgjarje ku po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.