Ballina Aktualitet Aksident në qendër të Korçës, makina përplas kalimtarin

Aksident në qendër të Korçës, makina përplas kalimtarin

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Korçës, ku një këmbësor është përplasur nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur pranë shëtitores “Fan Noli”, teksa këmbësori ishte duke kaluar rrugën, ndërsa është përplasur nga makina.

I plagosuri, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është transportuar drejt Spitalit të Korçës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook