Ballina Aktualitet Aksident në Tiranë, Porsche përplaset me Renault-in tek Komuna e Parisit (Foto)

Aksident në Tiranë, Porsche përplaset me Renault-in tek Komuna e Parisit (Foto)

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Një makinë tip Renault me targa AA 620 UC, është përplasur me një Porche me targa AA 001 JX.

Njëra prej tyre ka përfunduar e përplasur edhe me një nga tabelat e reklamave të vendosura në rrugë.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasur lëndime, përveç tronditjes nga përplasja nga ana e drejtuesve të mjetit.

Lidhur me këtë ngjarje, hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.