Ballina Kronike Aksident i rëndë/ Fouristrada e nisur nga Tirana bie në kanal. Pesë...

Aksident i rëndë/ Fouristrada e nisur nga Tirana bie në kanal. Pesë të plagosur në gjendje të rëndë për jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Serat e Mashkullores”.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 5 persona. Nga burime zyrtare nga policia bëhet me dije se makina tip “Fuoristradë” doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.

Makina e aksidentuar vinte nga Tirana në drejtim të Gjirokastrës, ndërsa pasagjerët brenda saj po ktheheshin nga një ceremoni mortore.

Të aksidentuarit janë transportuar menjëherë në spitalin e Gjirokastrës ku mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë
Njoftohemi se në vendin e quajtur “Serat e Mashkullorës”, në segmentin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, mjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin A.A, me targa SR 8185 B, ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Për pasojë janë dëmtuar 5 shtetasit që ndodheshin në mjet, drejtuesi i mjetit shtetasi A.A dhe pasagjerët Sh.A, V.A, K.A dhe F.P, banues në Sarandë. Të dëmtuarit janë transportuar për në spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook