Ballina Aktualitet Aksident i rëndë në autostradën Lezhë-Laç, makina përplas për vdekje këmbësoren

Aksident i rëndë në autostradën Lezhë-Laç, makina përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Lezhë-Laç, ku një kalimtare është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Benz”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth mesnatës, në afërsi të kryqëzimit të Spitnit, ndërsa viktimë ka mbetur 62-vjeçarja me iniciale P.P., banuese në Shkodër.

Goditja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 62-vjeçares, ndërsa policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Nga të dhënat parapake bëhet e ditur se shkak për aksidentin është bërë errësira në rrugë si dhe shpejtësia me të cilen po lëvizte drejtuesi i automjetit.

Ai nuk e ka parë gruan që po lëvizte në anë të rrugës, duke sjellë edhe përplasjen fatale, që i mori jetën të moshuarës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook