Ballina Aktualitet Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, trajleri përplaset me trafikndarësen (Foto)

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, trajleri përplaset me trafikndarësen (Foto)

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku shoferi i një trajleri ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.

Nga përplasja e fortë trafikndarësia është spostuar, duke bërë që një pjesë e mjetit të përfundojë në anën tjëtër të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit.

Efektivët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe disiplinimin e trafikut.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook