Ballina Aktualitet Aksident i rëndë në Elbasan, një i plagosur (Foto)

Aksident i rëndë në Elbasan, një i plagosur (Foto)

Dy automjete janë përplasur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan – ish-Kombinati Metalurgjik.

Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i lënduar.

I aksidentuari është dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por pa dëmtime të rënda.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook