Ballina Aktualitet Aksident i rëndë në Fier, kamioni përplas për vdekje këmbësorin (Emri)

Aksident i rëndë në Fier, kamioni përplas për vdekje këmbësorin (Emri)

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Roskovec.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se shtetasi Festim Toska, 43-vjeç, banues në Roskovec, teksa ka qenë duke drejtuar mjetin tip Benz Kamion, ka aksidentuar shtetasin Edmond Dine, 48-vjeç, banues në Zharrëz.

“48 vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier. Ngjarja ndodhi të martë rreth orës 10:00 në fshatin Zharrëz”, raporton policia.

Drejtues i mjetit është shoqëruar për në Komisariatin e Policisë së Fierit, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook