Ballina Aktualitet Aksident i rëndë në Maminas, përplasen 5 automjete, ka të plagosur

Aksident i rëndë në Maminas, përplasen 5 automjete, ka të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të autostradës Tiranë-Durrës, në Maminas.

Sipas burimeve paraprake të policisë bëhet me dije se 5 automjete janë përfshirë aksident dhe për pasojë disa persona janë lënduar.

Mësohet se një furgon ambulance ka mbërritur për të marrë të plagosurit.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit ose rrjedhoja që ka çuar në shkaktimin e aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook