Ballina Kronike Aksident tek Kopshti Botanik në Tiranë, dy vetura përplasen me njëra-tjetrën (FOTO)

Aksident tek Kopshti Botanik në Tiranë, dy vetura përplasen me njëra-tjetrën (FOTO)

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën ditën e sotme në kryeqytet tek Unaza e Madhe.

Aksidenti ka ndodhur ne anën e rrugës  nga Pallati me Shigjeta në drejtim të autostrades se Elbasanit, pikërisht tek Kopshti Botanik.

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Siç shihet në foto mjeti tip Hyundai është shkatërruar dhe po ashtu në vendin e aksidentit për disa minuta ka pasur vështirësi në qarkullim për automjetet e tjera. 

Aksidenti mendohet të ketë ndodhur si rezultat i motit të lagësht, polica është në vendngjarje. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook