Ballina Aktualitet Aksident tragjik në aksin Kavajë-Rrogozhinë, vajza e re gjendet e shtrirë pa...

Aksident tragjik në aksin Kavajë-Rrogozhinë, vajza e re gjendet e shtrirë pa shenja jete në anë të rrugës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në aksin Kavajë-Rrogozhinë, ku një vajzë e re është përplasur nga një makinë.

Kalimtarët tregojnë se rruga ishte e mbushur me gjak, ndërsa vajza dergjet pa shenja jete në anë të karrexhatës, në pjesën ndarëse mes dy autostradave.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen dhe as nuk dihet se si ka ndodhur.

Sipas dëshimtarëve për joq.al thanë se vajza ka tentuar të kalojë nga njëra anë e rrugës në anën tjetër, e për pasojë, makina që ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë, e ka përplasur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook