Ballina Aktualitet Aksident tragjik në autostradën Milot-Fushë Krujë, humbin jetën dy të rinj (Emrat)

Aksident tragjik në autostradën Milot-Fushë Krujë, humbin jetën dy të rinj (Emrat)

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Milot-Fushë Krujë, ku për pasojë kanë vdekur dy të rinj dhe janë plagosur dy të tjerë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:58. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një mjet tip ‘Volkswagen’ me targa AA 744 NJ, doli nga rruga e për pasojë u plagosën 4 persona, dy pre të cilëve vdiqën në spital.

Mësohet se viktimat janë drejtuesi i mjetit, Erald Uzuni, 26 vjeç dhe pasagjeri Klodian Vladi, 21 vjeç, ndërkohë të plagosur janë shtetasit Mario Uzuni, 18 vjeç e A.C., 23 vjeç.

Nga të njëjtat burime bëhet me dije se Mario Uzuni është në gjendje kritike për jetën.

Njoftimi i Policisë
Më datë 26.05.2018, rreth orës 19:58, është marrë njoftim se në autostradën Milot -Fushë Krujë, një mjet tip Volkswagen me targa AA 744 NJ, ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe 3 pasagjerët të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë, ku drejtuesi i mjetit shtetasi E.U. 26 vjeç, banues në Tiranë dhe njëri nga pasagjerët shtetasi K.V. 21 vjeç, banues në Tiranë , kanë ndërruar jetë në spital. Ndërsa 2 pasagjerët e tjerë shtetasit M.U. 18 vjeç banues në Tiranë dhe shtetasi A.C. 23 vjeç, ndodhën nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook