Ballina Aktualitet Aksident tragjik në Elbasan/ Mjeti shpërthen në flakë, digjet bashkë me viktimën...

Aksident tragjik në Elbasan/ Mjeti shpërthen në flakë, digjet bashkë me viktimën (FOTO+EMRI)

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit ditën e sotme në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit, në aksin Elbasan – ish-Kombinati Metalurgjik, ku pas përplasjes me servisin makina ka shpërthyer në flakë.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar brenda një sërvisi makinash, duke shkatërruar dhe portën.

Si pasojë e flakëve jo vetëm makina u shkrumbua totalisht,  por dhe shoferi gjeti vdekjen në vend.

Paraprakisht dyshohet që shkak për këtë aksident të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e tjera të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 28.05.2018, rreth  orës 01:50, në aksin rrugor  Elbasan –Metalurgji,  mjeti tip “Benz” me targa AA 325 EG, me drejtues shtetasin Klodian Korançe ,  në  lagjen “Skënderbej”,  Elbasan, paraprakisht dyshohet se  ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me rrethimin e një servisi në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes  mjeti ka shpërthyer , ku ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi Klodian Korançe 24 vjeç, banues në lagjen “Skenderbej” , Elbasan.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje ku pritet të mbrijnë ekspertë më të specializuar   për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për përcaktimin e saktë të shkakut të  daljes nga rruga dhe të shpërthimit të automjetit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook