Ballina Aktualitet Aksident tragjik në Fushë-Krujë, përmbyset furgoni, humbin jetën 2 persona dhe plagoset...

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, përmbyset furgoni, humbin jetën 2 persona dhe plagoset 1 fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Krujë. Sipas raportimeve të para dy persona kanë humbur jetën kur një furgon pasagjerësh ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në arë i përmbysur pranë fshatit Bura në njësinë administrative Nikël.

Personat që kanë humbur jetën janë identifikuar si Islam Malja dhe Lindita Mjekra. Po kështu ka mbetur i plagosur edhe një fëmijë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka pasur probleme shëndetësore çka kanë sjellë humbjen e kontrollit të mjetit.

Dy personat dyshohet se kanë gjetur vdekjen e menjëhershme pas përplasjes.

Informacion paraprak
Më datë 24.11.2018, në fshatin Bura-Nikël, ka dalë nga rruga një mjet tip “Benz” furgon dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit I.M. (shoferi i mjetit) dhe L.M. (pasagjere) dhe është dëmtuar një fëmijë rreth 10 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.