Ballina Aktualitet Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën tre 15-vjeçarët, mes tyre një shqiptar...

Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën tre 15-vjeçarët, mes tyre një shqiptar (FOTO)

Një aksident tragjik ka ndodhur në Kiparisia të Greqisë. Viktimat janë tre 15-vjecarë, ku mes tyre një shqiptar, një grek dhe një bullgar.

Të tre djemtë ishin në një klasë. Pasi kishin lënë shkollën sot, ata kishin dalë xhiro me mjetin e babait të 15-vjecarit bullgar, që drejtohej nga ky i fundit.

Ata u përplasën me një furgon në aksin kombëtar Pirgo-Methoni, prane Terpsitheas, jashte Kiparisias.

Greku dhe bullagri vdiqën në vend, ndërsa shqiptari ndërroi jetë para pak në spitalin e Rios. Nga përplasja është plagosur lehtë dhe drejtuesi i furgonit, një 48-vjecar.

Tre të miturit jetonin me familjet e tyre ne Kiparisia.