Ballina Aktualitet Aksident tragjik në Korçë, babë e bijë përplasen për vdekje nga makina

Aksident tragjik në Korçë, babë e bijë përplasen për vdekje nga makina

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku si pasojë e një aksidenti automobilistik kanë humbur jetën dy persona.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se babë e bijë, janë kanë qenë duke kaluar rrugën, kur janë përplasur për vdekje nga një automjet që po vinte me shpejtësi.

Viktimat janë Sokol Hoxhallari, 34 vjeç dhe vajza e tij 6 vjeçare.

Bëhet e ditur se drejtuesit e mjetit përkatësisht Petrit Kupe dhe Laurenc Pallashi janë shoqëruar në polici.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur nga shpejtësia e lartë e mjetit.