Ballina Aktualitet Aksident tragjik në Tiranë, makina me 3 persona bie në greminë

Aksident tragjik në Tiranë, makina me 3 persona bie në greminë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet pasi një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Dajtit, në fshatin Surrel. Dyshohet se në makinë kanë qenë tre persona.

Menjëherë në vendngjarje janë dërguar shërbimet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca.

Deri më tani bëhet me dije se në automjet ndodheshin 3 persona të gjinisë mashkull, 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Ndërkohë nuk janë zbuluar ende shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:
Më datë 07.10.2018, rreth orës 18:30, në rrugën e “Dajtit”, në fshatin Surrel, një mjet ka dal nga rruga dhe ka rënë në greminë.

Brenda në mjet dyshohet të jenë tre persona.

Në vendngjarje janë dërguar shërbimet e Policisë, Zjarrfikëses dhe Ambulanca.