Ballina Aktualitet VIDEO/ Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron jetë në spital një nga të...

VIDEO/ Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron jetë në spital një nga të plagosurit

Ka ndërruar jetë në spital një 23-vjeçar pas aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja e rëndë ndodhur rreth orës 19:10, pranë Kasharit ku në aksident u përfshinë 3 makina ndërsa 2 persona mbetën të dëmtuar.

Fatkeqsisht, njëri prej tyre nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Shkaqet e aksidentit të trefishtë janë ende të paqarta, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Informacion Paraprak:

Më datë 17.08.2018, rreth orës 19:10, në autostradën “Tiranë -Durrës”, në Kashar janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje,po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale.

Pamje nga aksidenti:

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook