Ballina Kronike Aksidenti në Devoll , ja kush është polici që humbi jetën

Aksidenti në Devoll , ja kush është polici që humbi jetën

Një aksident fatal ndodhi këtë mesditë në Devoll,ku humbi jetën një efektivë policie dhe u plagosën tre kolegët e tij.

Mësohet se punonjësit e policisë përpara se të bënin aksidentin kishin përfunduar së kryeri kontrollin e territorit, për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike.

Mjeti tip “Mitsubishi” me targa Policia 0305, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë punonjësi i Policisë shtetasi Lorent Duli 27 vjeç, (me detyrë SPZ në njësinë administrative Miras) si dhe janë plagosur tre punonjës të tjerë shërbimi të cilët janë duke marrë mjekim në Spitalin e Bilishtit. Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit Duli, punonjësit i cili humbi jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.