Ballina Aktualitet Aksidenti i tmerrshëm në Kamëz, mësohen emrat e viktimave dhe shoferes

Aksidenti i tmerrshëm në Kamëz, mësohen emrat e viktimave dhe shoferes

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Kamëz, ku një grua e cila ishte duke udhëtuar me makinë ka përplasur për vdekje 2 persona dhe dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si Kodër Kamëz.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se shkaktarja e aksidenti me 2 të vdekur është Rozina Koleci, e cila është ndaluar nga policia.

Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur 29-vjeçari Ramazan Isha, i cili po udhëtonte me biçikletë në momentin kur është përplasur.

Në këtë aksident mbeti e vdekur edhe vajza 7-vjeçare, E. N.

Në aksident u përfshinë edhe nëna e vajzës 7-vjeçare, Valbona Ndreu dhe vajza e vogël, 6 vjeç, po me inicialet E. N.

Nëna e dy vajzave është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vajza e vogël është në gjendje të rëndë.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka ndaluar drejtuesen e mjetit “Benz”, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanava të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook