Ballina Aktualitet Aksidenti tragjik në Divjakë që i mori jetën 6-vjeçarit, rrëfehet shoferja: Edhe...

Aksidenti tragjik në Divjakë që i mori jetën 6-vjeçarit, rrëfehet shoferja: Edhe pse frenova gozhdë… nuk ia dola

Një aksident që ndodhi ditën e djeshme në Divjakë i mori jetën një fëmije 6-vjeç.

M. Matarangasi, 35 vjeçe, banuese në Tiranë ishte drejtuesja e mjetit tip “Benz” që përplasi për vdekje fëmijën.

Sipas burimeve nga Policia, drejtuesja e mjetit ka qenë duke ecur në një rrugë të mbushur me qarkullim dhe sapo ka dalë nga trafiku i rënduar, ajo ka rritur shpejtësinë për të vijuar më tej rrugën më e lirë.

Por në këtë çast, siç tregojnë burimet, dyshohet që fëmija ka tentuar të kalojë më shpejtësi rrugën.

“Ishte vetëm një sekondë. Edhe pse frenova gozhdë, fëmija u fut para makinës.

Makina nuk kisha shpejtësi shumë të lartë, por fëmija po. Ai hyri me vrap të pakontrolluar. U përpoqa, por nuk ia dola”, ka thënë 35-vjeçarja në polici.