Ballina Kronike Akuza për mashtrim/ Prokuroria kërkon 7 vite burg për ish futbollistin Rraklli

Akuza për mashtrim/ Prokuroria kërkon 7 vite burg për ish futbollistin Rraklli

Prokuroria kërkon 7 vite burg për ish-futbollistin Altin Rakllin i akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda.

Ish-lojtari i përfaqësueses shqiptare dhe ish-trajneri i Kombëtares së Femrave, Altin Rraklli akuzohet për mashtrim për një shumë prej 150 mijë eurosh.

Gjykata i la kohë palës mbrojtëse dy javë për të paraqitur konkluzionet përfundimtare.

Altin Rraklli ka hequr prej disa kohësh dorë nga nënshtetësia shqiptare duke mbajtur vetëm atë gjermane.