Ballina Kronike Alket Rizai del para gjykatës, ofendon gjyqtarin grek: Ik q** ore (VIDEO)

Alket Rizai del para gjykatës, ofendon gjyqtarin grek: Ik q** ore (VIDEO)

I burgosuri shqiptar mjaft i famshëm për arratisjet e tij spektakolare nga burgjet greke, Alket Rizai dhe dy shqiptar të tjerë kanë dalë mëngjesin e sotëm para gjykatës së Lamias.

Tre të burgosurit ishin të shoqëruar nën masa të rrepta sigurie. Ata kanë dalë para gjyqit pasi në qelinë e tyre në burg janë gjetur disa thika. 

Alket Rizai ka kërkuar nga trupi gjykues të shohë foto të thikave të sekuestruara, duke bërë pyetjen me ton të ashpër ndaj prokurorit.

Rizai dhe një tjetër shqiptar u dënuan me 26 muaj burg, ndërsa shqiptari i tretë me 3 vjet. Kur u njoh me dënimin, Rizai ofendoi rëndë kreun e trupit gjykues. Zougla shkruan se Rizai i ka thënë gjyqtarit grek: “Ik q… ore” në fund të seancës gjyqësore.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook