Ballina Kronike Apeli hedh posht dënimin me burg për gjyqtarin Rasim Doda

Apeli hedh posht dënimin me burg për gjyqtarin Rasim Doda

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka hedhur poshtë sot dënimin ndaj gjyqtarit të Sarandës , Rasim Doda.

Apeli ka vendosur të kthejë çështjen për rigjykim drejt Gjykatës së shkallës së parë.

Ish-gjyqtari Rasim Doda u dënua për akuzën e korrupsionit dhe u dënua në tetor të vitit të shkuar me 4.5 vite burg

Në konkluzionet përfundimtare  prokuroria e Krimeve të Rënda  kërkoi dënimin me 5 vjet burg dhe 3 vjet heqje të të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për ish-gjyqtarin Doda, i cili akuzohet për Korrupsion pasiv.

Doda akuzohet se i ka kërkuar 80 mijë euro një shtetasi, palë në një proces civil të drejtuar prej gjyqtarit, në këmbim të dhënies së vendimit në favor të personit që duhet të bënte pagesën.

Sipas hetimeve të Prokurorisë kallëzuesi H.B ka qenë duke shkuar te zyra e avokatit të tij F.L, ndërkohë është takuar në rrugë me të pandehurin Rasim Doda, i cili pasi i ka thirrur në emër i ka dhënë kallëzuesit një fletë të palosur duke i thënë se ky ishte vendimi për të nesërmen