Ballina Kronike “Armë të fshehura dhe tufa me para”, dalin pamjet nga arrestimi i...

“Armë të fshehura dhe tufa me para”, dalin pamjet nga arrestimi i ‘të fortëve’ në Nikël

Policia publikon pamjet e ndërhyrjes së Forcave të Policisë së Shtetit gjatë operacionit në Nikel të Krujës ku u arrestuan 5 persona dhe u sekuestruan armë, municione dhe sende të tjera.

Pesë persona janë arrestuar në fshatin Nikël të Krujës pas operacionit të gjerë policor atje të zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Policia në një njoftim të saj bëj me dije janë arrestuar shtetasit Lutfi Haka, 67 vjeç, djali i tij, Marklen Haka, 27 vjeç, Ylli Çangu, 42 vjeç, Skender Leza, 34 vjeç, si dhe Valter Bami, 32 vjeç.

Njoftimi i plotë

“Forca e Ligjit” në veprim, goditen disa pjestarë të grupeve kriminale në Nikël të Krujës

Pas një hetimi intensiv disa mujor mbi veprimtarine e grupeve kriminale ne Nikël të Krujës, zhvilluar keto hetime ne kuader te operacionit “Forca e Ligjit”, si dhe në funksion te hetimeve te ngjarjeve te fundit kriminale te ndodhura, Policia e Shtetit, perkatesisht Drejtoria Vendore e Policisë, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme, Forcat speciale RENEA, FNSH, trupat e posaçme operacionale ne bashkepunim me Prokurorine, kanë arritur te ndalojne në Nikël të Krujës disa elementë me rrezikshmëri shoqërore të larte, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe më gjerë.

Veprimtaria hetimore disa mujore e Policise se Shtetit e zhvilluar ne kete kuader ka konsistuar ne pergjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e ketyre elementeve kriminal si dhe mbledhjen e te dhenave ne rruge operative me qellim evidentimin sa me te plote dhe sa me te qarte te veprimtarise kriminale te personave te dyshuar per kryerjen e kesaj veprimtarie.

Bazuar në urdhra kontrolli të miratuar me vendim te Gjykates, Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në banesa të përdorura prej personave të dyshuar si anëtarë te grupeve kriminale.

LEXO EDHE:  Policia vijon operacionet antidrogë në Karaburun, kapen 457 kg drogë në Vlorë, disa të arrestuar (Foto)

Operacioni nisi sot rreth orës 05:30 të mëngjesit.

Gjatë këtij operacioni u shoqeruan nje numer personash dhe u arrestuan 5 shtetas. Ata janë:

• Lutfi Haka 67 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;
• Marklen Haka 27 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;
• Ylli Çangu, 42 vjeç, banues në fshatin Nikel, Krujë, i dënuar më parë;
• Skënder Leza, 34 vjeç, banues në fshatin Larushk, Krujë;
• Valter Bami,.32 vjeç, banues në Larushk, Krujë.

Gjithashtu janë sekuestruar armë, municione, mjet të blinduar, euro, dollarë e lekë si dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.

Konkretisht janë sekuestruar:

• 2 armë zjarri pistolete
• 4 armë gjahu e pushke sportive;
• 5 armë të ftohta;
• sasi fishekësh
• 4 palë dylbi
• 1 radio transmetuese;
• 39 000 Euro;
• 1 200 dollarë amerikanë ;
• 2 900 000 lekë të reja;
• 8 aparate celularë;
• 1 automjet i blinduar etj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Mbajtja pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i Produkteve të veprës penale” parashikuar në nenet 278/2, 279 dhe 287 të Kodit Penal.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet përkatëse procedurale për të zbardhur rolin dhe aktivitetin anti-ligjor të të dyshuarve dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta.

Ne i sigurojmë banorët e Nikles, Krujes dhe gjithe Shqiperise se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri per ta duke goditur me ashpërsine e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal.

LEXO EDHE:  Arrestohen 3 të rinj në Laç, lëviznin me "Benz" dhe qëllonin me plumba

Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.

Aksioni policor në Nikël/ Zbardhen emrat e të ndaluarve. Mes tyre Durim Bami dhe “Tuku”

Mes të shoqëruarave në Krujë është edhe Durim Bami, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare po ashtu edhe politikën. ‘BalkanWeb’ raporton se mes të shoqëruave janë Flamur dhe Marenglen Haka, Bedri Haka, Durim Bami, Valter Bami (këta të dy vëllezër) dhe Ylli Cangu (kunati i vëllezërve të Durim e Valter Bamit).

Në operacionin që ka nisur rreth orës 5 të mëngjesit në Nikël të Krujës për ndalimin e personave të dyshuar të përfshirë në grupe kriminale, marrin pjesë një numër i madh efektivësh policie, RENEA E FSHSH dhe me mjete të blinduara, madje edhe spajpera. Në krye të operacionit është vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Kujtojmë se Durimi ishte i arrestuar lidhur me denoncimin publik të deputeti Tom Doshi, ku ky i fundit pohoi se Bami ishte paguar që të kryente atentat ndaj tij dhe ish-deputetit Mëhill Fufi.
Kujtojnë se një operacion i ngjashëm u zhvillua pak ditë më parë në Shkodër. Policia kreu kontrolle, sekuestrime dhe arrestoi katër persona, 3 prej të cilëve më pas u lanë në burg nga gjykata ndërsa i katërti në arrest shtëpiak.