Ballina Aktualitet Arratisje si nëpër filma, dy shqiptarët braktisin çantat me drogë dhe hidhen...

Arratisje si nëpër filma, dy shqiptarët braktisin çantat me drogë dhe hidhen në lumë, por…

Në kuadër të një operacioni anti-drogë të zhvilluar në një zonë pyjore në Kapllaq pranë Kakavijës, policia greke ka arrestuar dy shqiptarë.

Sipas mediave greke, të arrestuarit janë dy shtetas shqiptarë të moshës 20 dhe 35-vjeç, që po kalonin në këmbë kufirin e gjelbër.

Ata po transportonin 4 çanta me 23 pako që përmbanin 29 kg e 250 gram marijuanë. Mësohet se dy trafikantët tentuan të largoheshin duke lënë çantat e duke u hedhur në lum.

Por arratisja e tyre nuk zgjati shumë, pasi përfunduan në prangat e policisë greke.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook