Ballina Aktualitet Arrestimi i dekanit dhe pedagogëve në Elbasan, prokuroria jep detaje: Si u...

Arrestimi i dekanit dhe pedagogëve në Elbasan, prokuroria jep detaje: Si u zbulua skema e korrupsionit

Prokuroria e Elbasanit ka dhënë detaje rreth arrestimit të 7 personave, mes të cilëve dekanin e fakultetit të Shkencave Humane, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, dy pedagogë dhe katër sekserë.

Ata akuzohen për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa akuzohet se kishin ngritur një skemë korrupsioni, ku i kërkonin studentëve shuma parash në këmbim të notës kaluese.

Njoftimi i Prokurorisë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka regjistruar procedimin penal datë 20.09.2017, për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafet 1 dhe 2 të K.Penal.

Ky procedim është bashkuar edhe me procedimin penal nr. 1702 të vitit 2017 për veprat penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 në ngarkim të personit nën hetim Petrit Kodra, të regjistruar gjithashtu nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Procedimi penal është filluar kryesisht nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Informacionet janë siguruar nga kryerja e veprimeve hetimore, nga procedime penale të ndryshme të regjistruara më parë në këtë prokurori. Hetimet janë kryer në vijimësi nga oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë dhe Drejtorisë së Policisë Qarkut Elbasan.

Në kuadrin e zbardhjes së rrethanave të faktit nga prokuroria janë përdorur metodat speciale të hetimit për grumbullimin e provave. Pas kryerjes së veprimeve të nevojshme hetimore, është arritur të krijohet dyshimi i bazuar në prova se nga ana e disa shtetasve dhe profesorëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, janë kryer veprime që inkuadrohen në veprën penale të “Ushtirmit të ndikimit të paligjshëm ndaj eprsonave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 I Kodit Penal.

LEXO EDHE:  Debat mes Prokurorisë dhe Tahirit, ish-ministri del nga mbledhja

Me vendimet e datës 08.05.2018, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, janë pranuar kërkesat e prokurorit të çështjes për caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasit si më poshtë:

1. Albert Riska – me detyrë pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan

2.Elvira Lumi – me detyrë pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan

3. Erjola Calja – me detyrë pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan

4.Petrit Kodra – shtetas

5.Admirim Kala – shtetas

6.Adem Ngjela – shtetas

7.Marjus Calja – shtetas.

Arrestimi i këtyre shtetasve u krye mbrëmjen e datës 08.05.2018. Këta persona dyshohet se ushtronin ndikim te pedagogët apo pranonin ndikime nga shtetas të ndryshëm me qëllim favorizimin për nota kaluese për studentët e këtij universiteti në Fakultete të ndryshme kundrejt shpërblimeve të padrejta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook