Ballina Aktualitet Arrestohen 24 prostituta, mes tyre 7 shqiptare me diplomë universiteti

Arrestohen 24 prostituta, mes tyre 7 shqiptare me diplomë universiteti

Shqipëria konsiderohet vend burim dhe vend tranziti për trafikun dhe viktimat janë kryesisht vajza të reja që shfrytëzohen për prostitucion, në vende të ndryshme europiane.

Prostitucioni i vajzave shqiptare është vënë sërish në vëmendjen e mediave italiane, për shkak të operacioneve të karanbinierëve.

Mësohet se ditën e djeshme në disa zona në Piacenzës janë kapur dhjetëra vajza të reja pas kontrolleve anti-prostitucion.

Policia italiane ka identifikuar 24 femra të huaja mes 20 e 48 vjeçe, të gjitha me letra të rregullta qëndrimi në Itali, e në mesin e tyre edhe 7 shqiptare.

Mediat italiane shkruajnë se shumë prej tyre janë diplomuar në fakultete të ndryshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook