Ballina Kronike Arrestohen 3 të rinj në Tiranë, vidhnin naftë prej një eskavatori

Arrestohen 3 të rinj në Tiranë, vidhnin naftë prej një eskavatori

SHPËRNDAJE

Dita e sotme ka filluar me arrestime nga policia e shtetit ku këta të fundit kanë arrestuar 3 persona në kryeqytet teksa u kapën në flagrancë duke vjedhur karburantin e një eskavatori tek zona e Mulletit.

Shërbimet e policisë të Komisariatit nr.1, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mulleti”,   kanë arrestuar shtetasit : – Fatos Hasa, 27 vjeç, banues në fshatin Thumanë (Krujë ). – Roland Puleci, 26 vjeç, banues në Fushë – Krujë. – Sul Lami, 28 vjeç, banues në fshatin në Fushë – Krujë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi këta shtetas janë kapur në flagrancë në fshatin Mullet nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1 duke vjedhur karburant në mjetin tip “Eksavator”, në pronësi të një firme ndërtimi.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale : – Automjeti tip “Mercedez Benz”, në pronësi të shtetasit Sul Hasa. – Automjeti tip “Fiat Punto “, në pronësi të shtetasit Fatos Hasa – Një pompë elektrike së bashku me zorrën ( e cila shërbente për vjedhjen e naftës nga serbatori i mjeteve) – 8 bidona ( 30 L në bagazhin e automjetit të sekuestruar)

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të arrestuar, është gjendur dhe sekuestruar : – 120 litra naftë e futur në 4 bidona.

Gjithashtu nga puna hetimore e kryer është dokumentuar se këta shtetas janë autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 10.09.2017, ku në kantierin e ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan janë vjedhur  180 litra naftë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/ 2 i Kodit Penal.

Comments

comments

SHPËRNDAJE

“Lexon Kadarenë dhe dëgjon Eliza Dumin”, kush është Sladjana Stojiljkoviç, vajza serbe që po studjon gjuhën shqipe në Beograd

VIDEO/ Ministrja e Drejtësisë i përgjigjet denoncimit të qytetarëve, shkarkon “live” 3 zyrtarët e Hipotekave

Rama bën për “ujë të ftohtë”profesorët e Akademisë së Shkencave: Institucion i rrënuar, kufoma e vetvetes

Urdhëroi vrasjen e 8 mijë burrave myslimanë, Gjykata e Hagës dënon me burg të përjetshëm “Kasapin e Bosnjës”, Ratko Mlladiç

DOSSIER/ Si u vra Vasil Shanto, simbol i rezistencës shqiptare në Luftën e Dytë Botërore

“Jo vetëm gjoba, por dhe…”, Policia Rrugore prezanton Lotarinë e Radarit: Ja çfarë do të fitojnë 20 shoferët më të mirë

“Kemi një vit e gjysmë pa u paguar”, punonjësit e 55 kompanive të By-Passit të Fierit e Vlorës në protestë

Sapo kishte dalë nga burgu, kapet sërish i “forti” shqiptar në Itali. Policia i zbulon kokainë, armë dhe mijëra euro në banesë (Foto)

Skandali/ Ja sa duhet të paguash në spital për t’u futur në operacion pa radhë e pa asnjë dokumentacion (Video)

“Do ta vrasim të birin e kokëmushkës amerikane”, ISIS kërcënon me jetë djalin e Donald Trump, alarmohet Shtëpia e Bardhë

Artikulli paraprakVolkswageni elektrik Crozz SUV tashmë më afër realitetit se kurrë
Artikulli tjetërRama uron mëngjesin me një tjetër shkollë të rikonstruktuar, i kthehen komentuesit: Fëmijët po blejnë librat me lekë borxh