Ballina Kronike Arrestohen “Çiklistët” , hajdutët që ishin kthyer në makth

Arrestohen “Çiklistët” , hajdutët që ishin kthyer në makth

Shkatërrohet grupi i grabitësave të mitur që kryenin vjedhje në kryeqytet. Policia vuri në pranga katër adoleshtentë gjatë mbylljes të operacionit të koduar “Çiklistët”. Ata dyshohen për të paktën 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës.

Të arrestuarit, i kryenin vjedhjet në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ku pasi pikasnin ambientin që do të vidhnin, e studionin atë dhe më pas bënin vjedhjen.

Policia thotë  “si mjet për lëvizje këta shtetas përdornin biçikleta, si dhe për tu mos u identifikuar përdornin kapuca për biçikleta dhe doreza. Për mjet shtrëngimi ose presioni përdoreshin dy pistoleta, të cilat nuk i plotësojnë kushtet e armës së zjarrit” .

Përsa i përket provës materiale janë sekuestruar disa nga veshjet e përdorura nga këta shtetas gjatë vjedhjeve si: Dy palë doreza plastike, një kapuç me ngjyrë të zezë, një kapuç me ngjyrë gri, dy biçikleta me mbishkrimet “Merida” dhe “Caryfisher” dhe dy pistoleta, një me mbishkrimin “Beretta” dhe një me mbishkrimin “Ekol”.

Ata do shkojnë në gjykatën e lartë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja me armë” të kryera në bashkëpunim.

Të arrestuarit

-Enton F., 16 vjeç, banues në Tiranë

-Aldo D., 17 vjeç, banues në Tiranë

-Reald N., 15 vjeç, banues në Tiranë

-Kristi D., 16 vjeç, banues në Tiranë

Vjedhjet e realizuara

– Më datë 16.12.2016, në kryqëzimin e Rrugës “Bardhyl”, me Rrugën “Kongresi i Manastirit”, në një dyqan shërbimi për internet, i kanë marrë një shumë monetare dhe një aparat celular, shtetasit E. R.

– Më datë 10.01.2017, në rrugën “Siri Kodra”, në një farmaci, i kanë marrë një shumë monetare, shtetases E. L.

– Më datë 10.02.2017, në Rrugën “5 Maj”, në një supermarket, në pronësi të shtetasit I. S., kanë marrë një shumë monetare.

– Më datë 18.02.2017, në Rrugën “Njazi Meka”, në një super market, i kanë marrë një shumë monetare, shtetases K. Gj.

– Më datë 24.02.2017, në Rrugën “Kongresi i Manastirit”, në një dyqan shërbimi për internet, i kanë marrë një shumë monetare dhe një aparat celular, shtetases M. K.