Ballina Aktualitet Arrestohen dy iranianë në Durrës, ja për çfarë akuzohen

Arrestohen dy iranianë në Durrës, ja për çfarë akuzohen

Dy shtetas iranianë janë kapur në flagrancë ditën e djeshme nga Policia e Durrësit.

Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit: A.E, vjeç 30 banues në Karaj, Iran dhe M.A, vjeç 30, banues në Kazeroom, Iran.

Gjatë kontrollit të Policisë Kufitare Durrës ata janë kapur duke kaluar me vizë Shengen të falsifikuar kufirin në Portin e qytetit.

LEXO EDHE:  Thyente xhamat dhe vidhte makinat në Durrës, policia prangos kamzaliun (EMRI)

Dy të rinjtë iranianë, akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” sipas neneve 189 e 190 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook