Ballina Aktualitet Arrestohen dy shqiptarët në Turqi, u kapën me 200 kg drogë

Arrestohen dy shqiptarët në Turqi, u kapën me 200 kg drogë

Gjatë një operacioni anti-drogë të policisë turke të zhvilluar në 14 shkurt, janë sekuestruar 200 kg drogë e llojit hashash, ku në pranga kanë përfunduar dy persona.

Sipas mediave turke, të arrestuarit janë dy shqiptarët me inicialet D.R., nga Kosova dhe J.A., nga Shqipëria.

Të dyshuarit u dërguan përpara gjykatës, ku u shpallën fajtor për veprën penale “Trafikim ndërkombëtar i lëndëve narkotike”.

Ka qenë një informacion i ardhur në policinë turke në lidhje me trafikimin e sasive të mëdha lëndësh narkotike drejt Turqisë, që çoi në arrestimin e dy shtetasve shqiptarë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook