Ballina Aktualitet Arrestohet 18-vjeçari në Fushë-Krujë, çfarë i zbuloi policia gjatë kontrollit (FOTO)

Arrestohet 18-vjeçari në Fushë-Krujë, çfarë i zbuloi policia gjatë kontrollit (FOTO)

Një 18-vjeçar nga Fushë-Kruja është vënë në prangat e policisë, pasi është dyshohet për kultivimin e bimëve narkotike.

Burime zyrtare nga Policia e Fushë-Krujës bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Abedin T., të cilit i është sekuestruar edhe një armë zjarri tip pistoletë, të cilën e mbante me vete.

Gjithashtu policia i zbuloi në banesë të riut edhe një armë tip pushkë, model 56, si dhe 58 fishekë luftarakë.

Njoftimi i Policisë
Policia e Fushë-Krujës arreston një shtetas 18-vjeçar për armëmbajtje pa leje dhe i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohen dy armë zjarri dhe 58 fishekë luftarakë.

Në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje apo që mbajnë armë në banesë , shërbimet e Policisë mbi bazën edhe të informacioneve të marra në rrugë operative , në vendin e quajtur ” Kodra e fiqve” kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A T., 18 vjeç, banues në Fushë- Krujë, i cili qarkullonte me një armë zjarri në dorë.

Shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll edhe në banesën e këtij shtetasi ku si rezultat i kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe një tjetër armë zjarri pushkë model 56 dhe 58 fishekë luftarakë.

Mbi 18-vjeçarin rëndon edhe akuza e kultivimit të bimëve narkotike, pasi gjatë kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike shërbimet e Policisë kanë konstatuar të mbjella disa bimë narkotike, ky dyshohet se i ka kultivuar shtetasi i mësipërm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 284 dhe 278 të Kodit Penal.

LEXO EDHE:  "Prokurorët u trimëruan, kanë qenë frikësuar për katër vjet", flet Berisha