Ballina Kronike Arrestohet 28-vjeçari nga Rrogozhina, plagosi me thikë në kokë kushëririn e tij,...

Arrestohet 28-vjeçari nga Rrogozhina, plagosi me thikë në kokë kushëririn e tij, ja arsyeja (EMRI)

Policia ka arrestuar 28-vjeçarin Xhevahir Hasa, banues në fshatin Stërbeg – Rrogozhinë.

Hasa ka pasi ka plagosur me thikë në kokë kushëririn e tij, për një sherr me motive pronësie.

Policia e Rrogozhinës arrestoi 28-vjeçarin Xhevahir Hasa, 28 vjeç, banues në fshatin Stërbeg, i cili për motive pronësie ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të xhaxhait, R. H., 21 vjeç dhe duke përdorur thikën, i ka shkaktuar atij dëmtime të lehta në kokë.

Hasa do të gjykohet për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook