Ballina Kronike Arrestohet 46 vjeçari që i vuri zjarrin masivit pyjor në Shën Koll,...

Arrestohet 46 vjeçari që i vuri zjarrin masivit pyjor në Shën Koll, u dogjën dy dylym sipërfaqe

Në pranga ka përfunduar një 46-vjeçar i cili u arrestua nga policia ditën e sotme pasi u zbulua se kishte stisur një zjarrvënie të qëllimshme.

Veiz Uku quhet banori i fshatit Shën Koll i cili ra në pranga prej Komisariatit Numër 1, sepse në datën 03.08.2017 rreth orës 20:00 në darkë i ka vendosur zjarrin një masivi pyjor në fshatin e tij Shën Koll duke djegur rreth 2 dylym sipërfaqe pyll. Materialet e kësaj çështjeje u referuan tek Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku në ngarkim të shtetasit Veiz Uku rëndon vepra penale e “Shkatërrimit me zjarr të pyjeve dhe mjedisit pyjor”. Të gjithë përgjegjësit për zjarrvënie me qëllim do të dënohen dhe do të shkojnë përballë ligjjit sipas urdhërit të Ministrit të Brendshëm.