Ballina Kronike Arrestohet 50-vjeçari në Shkodër, u kap me armë dhe municione (FOTO)

Arrestohet 50-vjeçari në Shkodër, u kap me armë dhe municione (FOTO)

Policia ka arrestuar 50-vjeçarin në fshatin Beltojë, Shkodër pasi u kap me armë zjarri dhe municione.

50-vjeçari me iniciale Gj.Gj i’u gjendën në objektin ku po punonte një armë zjarri tip “Pushkë 20” me tre krehëra me 60 fishekë, dhe një zinxhir mitrolozi me 15 fishekë.

I arrestuari tashmë do gjykohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

Njoftimi i policisë:

I gjenden armë dhe municione, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Sekuestrohen 1 armë zjarri, 3 krehëra dhe 75 fishekë.

Më datë 16.11.2017, nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve policore u arrestua në flagrancë shtetasi:

GJ.GJ 50 vjeç, banues në fshatin Beltojë, Shkodër

Arrestimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi në fshatin Beltoj, në një objekt ku punonte, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Pushkë 20” me tre krehëra me 60 fishekë, dhe një zinxhir mitrolozi me 15 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook