Ballina Aktualitet Arrestohet çobani 37-vjeçar, u bë shkak për djegien e 7 dynym shkurre...

Arrestohet çobani 37-vjeçar, u bë shkak për djegien e 7 dynym shkurre në Karaburun

Një 37-vjeçar vjeçar është arrestuar paraditen e sotme nga policia e Vlorës pasi ishte një nga autorët e zjarrvënies së qëllimshme në Dukat-Karabarun.

Policia bën me dije se është vënë në pranga një 37-vjeçar, banues në Dukat Abilaj, i cili është çoban.

Dyshohet se teksa ishte duke kullotur bagëtitë në zonë, ai ka ndezur zjarre në mënyrë të qëllimshme dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe pyjore prej 7 dynymësh.

Theksojmë se situata e zjarreve paraqitet alarmante në vend, dhe të gjitha strukturat policore janë vënë në lëvizje për hetimin e rasteve, për të vendosur të gjithë shkaktarët e këtyre vatrave para përgjegjësisë.

Njoftimi i Policisë
“Në kuadër të masave që policia ka marrë nisur nga ngjarjet e ditëve të fundit ku sipërfaqe të mëdha toke dhe pyje janë përfshirë nga flakët, të ndikuar nga kushtet klimaterike por edhe nga shtetas të ndryshëm të cilët shkaktojnë zjarrvënie të qëllimshme, policia ka arritur të vërë para përgjegjësisë një nga autorët, shkakëtarë të zjarrvënies në Dukat- Karaburun.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

– Ali Abilaj, 37 vjeç, banues në Dukat,Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tij në flagrancë pasi më datë 03.08.2017, në Dukar-Karaburun, ka vendosur zjarrëvenie në mënyrë të qëllimshme një sipërfaqe pyjore prej 7 dynym.

Nga hetimi paraprak i policisë rezulton se ky shtetas është çoban, dhe ka qënë duke kullotur bagëtitë në këtë pjesë të territori të Ishullit të Sazanit.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.”