Ballina Aktualitet Arrestohet doganieri i LSI në Shkodër, policia i gjen një “thes” me...

Arrestohet doganieri i LSI në Shkodër, policia i gjen një “thes” me para gati për 25 qershor

 

Një tjetër ngjarje ka ndodhur sot në Shkodër ku Blutë e Shkodrës kanë arrestuar Izmir Bushaj 26 vjeç me profesion doganier si dhe shtetasin Xhyher Bushaj të cilët po udhëtonin me një automjet tip “Hunday” me targë AA797MK.

Gjatë një kontrolli në makinë nga policia atyre iu gjet një list votuesish dhe një shumë të madhe parash të destinuara për ti shpërndar me qëllim blerjen e votës.

Mësohet gjithashtu se Bushaj ka qenë një simpatizant i flaktë i degës së partisë Lëvizja Socialiste për Integrim  në Shkodër

Kujtojmë se institucionet ligjzbatuese duke përfshirë edhe policinë u kanë bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet ku konstatohet shkelja e ligjit si dhe cenohet procesi zgjedhor