Ballina Kronike Arrestohet “hajduti me biçikletë”, u kthye në tmerrin e lokaleve të Tiranës

Arrestohet “hajduti me biçikletë”, u kthye në tmerrin e lokaleve të Tiranës

Një 39-vjeçar që ishte kthyer në tmerrin e lokaleve në zona të ndryshme të kryeqytetit është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi rezulton të jetë autor i dyshuar i vjedhjes së celularëve në disa lokale të kryeqytetit.

Bëhet fjalë për shtetasin Erind Vogli, 39 vjeç nga Tirana, i dënuar më parë për vjedhje.

Policia ka dokumentuar rastet e vjedhjeve nga 39-vjeçari, i cili merrte nga tavolinat e lokaleve telefonat dhe largohej me biçikletë.

VJEDHJET E KRYERA
“Për këtë shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve të ndodhura: • Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:
Më datë 14.06.2017, në afërsi të Pazarit të ri, ka vjedhur telefonin e markës HTC, në pronësi të shtetases E. K.
Më datë 10.06.2017, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. G. •
Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1: Më datë 12.06.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur telefonin e markës Huaëei, në pronësi të shtetases H. Q.
Më datë 09.06.2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. S.”

 

Uniformat blu kanë sekuestruar një celular HTC, biçikletën  e autorit dhe dy bluza të cilat dyshohen të jenë përdorura prej tij ne momentin e ngjarjeve.