Ballina Kronike Artan Hoxha tregon arsyet përse u lirua një nga baronët e drogës...

Artan Hoxha tregon arsyet përse u lirua një nga baronët e drogës në vend

Gazetari i shquar Artan Hoxha ka qenë sot i ftuar tek rubrika “Opinion” ku ka dhënë komentin e tij përsa i përket arrestimit që u krye në llogari të shtetit italian dhe më pas dhënies së lirisë nga Gjykata e Durrësit për Alket Hatijan ose ndryshe i njohur si “baroni i drogës”.

Ai ka thënë se gjykatësi i Gjykatës së Durrësit, Petraq Suri ka argumentuar vendimin e lirisë së Alket Hatijas me masën “detyrim paraqitje” duke u bazuar veç tek dokumentacioni i avokatit mbrojtës që e ka mbrojtur këtë të fundit duke thënë se Hatija ka vuajtur dënimin me burg në Shqipëri për të njëjtën vepër.

“Kur ka zgjedhje krijohet amulli në institucione. Sot kemi ca institucione që replikojnë me njëra-tjetrën. Ai është i njohur për trafikun e narkotikeve në shtetin italian dhe emri i tij është shfaqur shpesh herë. Bëhet fjalë për grupin e Shijakut, ku një pjesë e tyre janë arrestuar. Pas një kohe dënimet e tyre janë minimizuar dhe janë liruar. Arrestimi thuhet se është bërë pas kërkesës së Interpolit. Ai është dënuar në Itali me 20 vite burg për trafik droge. Materialet i janë vendosur prokurorisë dhe në datën 11 korrik është marrë vendimi i Gjykatës për lirimin. Gjykata e Durrësit pasi rrëzoi kërkesën e Prokurorisë vendosi masën detyrim paraqitje për Hatijan. Gjyqtari Petraq Suri arsyeton se avokati mbrojtës i klientit ka paraqitur dokumentacion sipas të cilës për të njëjtën vepër, Alket Hatija ka vuajtur dënimin në Shqipëri dhe ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Për llogari të këtij grupi janë arrestuar në Itali 90 persona. Janë trafikuar gjysmë tonë drogë. Organizata shtrihej në disa shtete. Tek grupi i Shijakut janë dënuar 5 anëtarë në Shqipëri”- foli Hoxha.

LEXO EDHE:  Gjykata lë në burg autorin dhe 3 bashkëpunëtorët, pasi qëlluan të riun me thikë në zemër për një karikues