Ballina Kronike Atentati me dy viktima në Durrës, zbardhen detaje të reja. Ja pista...

Atentati me dy viktima në Durrës, zbardhen detaje të reja. Ja pista kryesore që po hetohet

Vrasja e Edison Harizajt ka ndodhur për hakmarrje. Kjo është pista kryesore mbi të cilën po heton policia për vrasjen e dyfishtë të së martës në Durrës ku mbeti viktimë Edison Harizaj dhe Genci Caci.

Hakmarrja ka ndodhur për një seri ngjarjesh kriminale që fillesën e tyre e kanë para viteve 2000 në Vlorë.

Për shkak të tyre Harizaj dhe një miku i tij po ashtu i përfshirë në këto ngjarje kriminale kanë qenë në shënjestër të vrasësve gjatë këtij viti. Sipas hetimeve të deritanishme i zhdukuri në Vlorë Andi Xhaferri ishte caktuar që të mbante nën vëzhgim Harizajn dhe mikun e tij i cili më herët i kishte shpëtuar një atentati për të kuptuar rutinën e tyre. Xhaferi ishte porositur t’i gjente banesat, makinat, vendet që frekuentonin më tepër në mënyrë që të ndërtohej një pritë për t’iu bërë atentat.

Për këtë detyrë që ai e kishte marrë nga Belgjika, Xhaferri kishte vënë në dijeni edhe shokun e tij Elton Troqe. Por vetëm pak ditë pasi Xhaferri erdhi në Vlorë për të kryer porosinë e marrë dhe nisi të gjurmojë personat së bashku me mikun e tij u zbulua prej Harizajt dhe mikut të tij. Dy të rinjtë humbën kontaktet me familjarët dhe dyshohet të jenë vrarë.

Fill pas kësaj ngjarje Harizaj u zhvendos nga Vlora në Durrës ku jetonte në një banesë me qira pranë zonës së Plazhit në Durrës jo shumë larg vendit ku u vra.
Nisur nga ky episod policia dyshon se vrasja e Harizajt, i cili ishte shënjestër i atentatit dhe i Genci Cacit është porositur nga Belgjika. Është ende e paqartë nëse ekzekutimi është porositur me pagesë apo autori ka hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe ka kryer vetë ekzekutimin.

LEXO EDHE:  E bujshme! Këngëtarja e njohur shqiptare dekorohet nga Donald Trump në ditëlindjen e saj

Autori i dyshuar është një person me precedentë penalë i dënuar për vrasje që ka mundur të arratiset nga burgu dhe prej kohësh strehohet në Belgjikë. Ai cilësohet si njeri i rrezikshëm dhe pjesë e një bande kriminale në Vlorë. /bw